Lajme

Ministri Latifi bënë të ditur se të enjten pritet shqyrtimi i masave kundër COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifaj.

Gjatë ditës së enjte pritet shqyrtimi i masave kundër Coronavirusit në Kosovë.

Lajmi u bë i ditur gjatë një takimi mes Ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifit, dhe Ambasadores të Maqedonisë së Veriut, Shpresa Jusufi.

Gjatë këtij takimi, Latifi, ka njoftuar, Jusufin, për situatën epidemiologjike në Kosovë, ecurinë e vaksinimit dhe mënyrën se si institucionet e Kosovës po ballafaqohen me pandeminë COVID-19.

“Në këtë takim u diskutua për përgatitjen profesionale të mjekëve të rinjë nga Kosova përmes bashkëpunimit të kuadrove dhe institucioneve përkatëse akademike dhe shëndetësore të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Nga MSH-ja u bë e ditur se Ministri Latifi ka shprehur gatishmërinë për ndihmën e tij në funksionalizimin e telemjekësisë në Maqedoninë e Veriut, meqë kjo është duke u aplikuar në Kosovë dhe Shqipëri.

Ndryshe, me 22 janar 2022 Qeveria e Kosovës ka vendosur për masat e reja anti-COVID’19, të cilat vlejnë deri me 4 shkurt 2022.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë 2 mijë e 33 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 nga 10 mijë e 87 testime./Shqip.com