Lajme

Duraku:Gjendja është shumë e rëndë kërkesën e fundit për ndihmë Qeverisë ia kemi parashtruar në muajin qershor

Komuna e Rahovecit nga mëngjesi i ditës së sotme është përballur me përmbytje si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut.

Berat Duraku- Drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltarisë dhe  Zhvillimit Rural në një prononcim për Shqip.com ka bërë të ditur se gjendja në Komunë e Rahovecit është shumë e rëndë.

“Gjendja është shumë e rëndë, ka shumë sasi të ujit e cila ka përfunduar në shumë bodrume të shtëpive, gjendja më e rëndë është në Fortesë, por edhe në zonat tjera” ka thënë fillimisht Duraku,

Më tutje Duraku ka bërë të ditur përveç dëmeve materiale nëpër shtëpi ka pasur dëme edhe në bujqësi.

Pamje nga Vërshimet

“Dëme ka edhe në sektorin e bujqësisë, i gjithë uji që ka qenë në vendbanime përmes kanaleve ka depërtuar edhe në fushat pjellore”, ka thënë Duraku.

Lidhur më këtë gjendja Duraku është shprehur se si komunë kanë formuar 3 komisione.

“Kemi formuar 3 komisione, komisionin për amvisëri, komisioni për bujqësi dhe komisioni për infrastrukturën” ka thënë ai.

Duraku ka bërë thirrje edhe njëherë për ndihmë nga ana e Qeverisë së Kosovë, deri sa ka thënë kërkesën e fundit për ndihmë Qeverisë ia kemi parashtruar në muajin qershor.

Pamje nga Vërshimet

“Nëse kish pas buxhet ne i kishim rregulluar edhe kanalet, kërkesa e fundit drejtuar Qeverisë, ka qenë kur është bërë miratimit i buxheti gjatë muajit qershor”, është shprehur Duraku.

Momentalisht gjendja është e qetë ka thënë në fund Duraku./Shqip.com