Lajme

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës: Po përgatitim një ofensivë të madhe në jug të vendit

Lufta në Ukrainë

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov ka thënë se ushtria e vendit po grumbullon një forcë luftarake për të rimarrë tokat në Ukrainën jugore që kanë qenë nën pushtimin rus. 

Oleksii Reznikov, duke folur për gazetën britanike The Times,  tha se ofensiva do të forcohej nga përdorimi i armëve perëndimore. 

“Presidenti i ka dhënë urdhër shefit suprem ushtarak për të hartuar planet. Pas kësaj, shtabi i përgjithshëm po kryen detyrat e shtëpisë dhe thotë për të arritur këtë qëllim, ne kemi nevojë për XYZ. Kjo është puna ime. Unë po u shkruaj letra homologëve në vendet partnere, gjeneralët flasin se pse na duhet ky lloj armatimi dhe më pas marrim vendimet politike”, tha Reznikov, raporton CNN.

Ministri shtoi se Presidenti Volodymyr Zelensky dha urdhrat për të rimarrë zonat bregdetare në jug, të cilat janë vendimtare për ekonominë e Ukrainës.

Oleksii Reznikov

Reznikov tha se Ukraina kishte një forcë prej një milioni të përbërë nga 700,000 ushtarakë, ndërsa 300,000 të tjerë do të përbëheshin nga garda kombëtare, policia dhe forcat kufitare.

Reznikov tha se ishte i kënaqur që partnerët e Ukrainës, veçanërisht ministri britanik i Mbrojtjes Ben Wallace, ishin në gjendje të ndihmonin Ukrainën të riparonte rezervat e saj të municionit të varfëruar.

Megjithatë, Reznikov shtoi se do të dëshironte që NATO dhe partnerët të rrisin ritmin e dërgesave të armëve.

“Ishte një proces i gjatë, një muaj e gjysmë, por ne morëm një rezultat. Ukraina kishte forca të armatosura të epokës sovjetike me armë tridhjetë vjeçare. Ne e ndryshuam këtë në tre muaj. Megjithatë, ne kemi nevojë për më shumë, shpejt, për të shpëtuar jetën e ushtarëve tanë. Çdo ditë ne jemi duke pritur për obus, ne mund të humbasim njëqind ushtarë”, tha ai.