Lajme

Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Putini është një terrorist që flet me raketa

Dmytro Kuleba

Sulmet e Rusisë ndaj Ukrianës po vazhdojnë edhe ditën e sotme. Cak i sulmeve sot ishte qyteti i Kievit.

Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dymytro Kuleba përmes një postimi në Twitter, ka thënë se përkundër sulmeve Putin nuk do ta shkatrrojë Ukrinën.

“Sulme të shumta raketore ruse në të gjithë Ukrainën. Taktika e vetme e Putinit është terrori mbi qytetet paqësore të Ukrainës, por ai nuk do ta shkatërrojë Ukrainën. Kjo është edhe përgjigja e tij për të gjithë qetësuesit që duan të flasin me të për paqen: Putini është një terrorist që flet me raketa” ka thënë Kuleba.

Reagimi ka pasur edhe nga ana e presidentit të Ukrainës, Vladimir Zelensky. Ai thotë se Rusia po përpiqet që ta zhdukë nga faqja e dheut Ukrainën.

“Në ditën e 229-të, Rusia po përpiqet të na shkatërrojë dhe të na zhdukë nga faqja e dheut” tha ai.

Sulmet e dukshme në qytet vijnë dy ditë pasi ura e vetme që lidh Rusinë me Krimenë e u dëmtua nga një shpërthim.

Një numër njerëzish u vranë dhe u plagosën në sulmet në Kiev këtë mëngjes, thonë shërbimet e urgjencës ukrainase.

Nuk dihet saktësisht se sa njerëz kanë vdekur apo janë lënduar. Zaporizhzhia është goditur vazhdimisht në javët e fundit, me dhjetëra njerëz të vrarë.

Moska nuk ka komentuar ende mbi shpërthimet e raportuara në mbarë Ukrainën këtë mëngjes

Dje, Presidenti Vladimir Putin fajësoi shërbimet e inteligjencës ukrainase për atë që ai e quajti një akt terrorizmi.Ai do të kryesojë një mbledhje të këshillit të tij të sigurisë sot për të diskutuar shpërthimin.

/Shqip.com