Lajme

Sulmohet Kievi, dëgjohen shpërthime të fuqishme

Qyeti i Kiev është sulmuar mëngjesin e sotëm. Lajmi është konfirmuar edhe nga ana e kryebashkiakut Vitali Klichko.

Zyrtarët ukrainas thonë se një numër njerëzish janë plagosur në sulmet e mëtejshme me raketa në Zaporizhzhia gjatë natës, raporton BBC.

Sulmet e dukshme në qytet vijnë dy ditë pasi ura e vetme që lidh Rusinë me Krimenë e u dëmtua nga një shpërthim.

Një numër njerëzish u vranë dhe u plagosën në sulmet në Kiev këtë mëngjes, thonë shërbimet e urgjencës ukrainase.

Nuk dihet saktësisht se sa njerëz kanë vdekur apo janë lënduar. Zaporizhzhia është goditur vazhdimisht në javët e fundit, me dhjetëra njerëz të vrarë.

Në pamjet nga sulmet në Kiev, shihet edhe gjendja ne parkun Shevchenko. Ky park në shumicën e rasteve është i mbushur me njerëz dhe muzikantë në rrugë.

Moska nuk ka komentuar ende mbi shpërthimet e raportuara në mbarë Ukrainën këtë mëngjes

Dje, Presidenti Vladimir Putin fajësoi shërbimet e inteligjencës ukrainase për atë që ai e quajti një akt terrorizmi

Ai do të kryesojë një mbledhje të këshillit të tij të sigurisë sot për të diskutuar shpërthimin.

/Shqip.com