Lajme

SBASHK-u: Nxënësit mos të shkojnë në shkollë, greva vazhdon

Kryeministri, Albin Kurti dhe kryetari i SBASHKU-ut, Rrahman Jashari.

Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka bërë të ditur se greva do të vazhdojë dhe mësimi nuk do të filloj më 1 shtator.

Për këtë çështje kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se po të kishte mirëkuptim nga ana e Qeverisë, do të fillonin me vitit të ri shkollor.

Por sipas Jasharajt, të gjitha mundësitë janë harxhuar dhe me këtë rast punëtorët e arsimit do të jenë në grevë.

“Nesër është dita e 6 apo e 7 e grevës, greva do të vazhdojë derisa qeveria nuk i realizon kërkesat tona. Ka ende kohë të ulet me sindikatat, i lusim prindërit që ata të provojnë të gjejnë mundësi që të na ofrojnë dialog të sinqertë me qeverinë. Për hir të sigurisë së nxënësve, nxënësit të mbesin në shtëpi.”, bënë të ditur kryetari i SBASHK-ut.

Me rastin se nesër nuk do të filloj mësimi, Jasharaj kërkoi nga prindërit dhe nxënësit mirëkuptim, duke thënë se nuk kishin zgjidhje tjetër.

“Nesër është dita e 6 apo e 7 e grevës, greva do të vazhdojë derisa qeveria nuk i realizon kërkesat tona. Ka ende kohë të ulet me sindikatat, i lusim prindërit që ata të provojnë të gjejnë mundësi që të na ofrojnë dialog të sinqertë me qeverinë. Për hir të sigurisë së nxënësve, nxënësit të mbesin në shtëpi. Në qoftë se kemi informacion nga shkollat se dikush do të tentojë të ushtrojë presion ndaj grevistëve, do ta informojnë policinë sepse grevistët janë në vendet e tyre të punës, në shtëpinë e tyre, dhe me ligj janë të mbrojtur”.

Ndryshe, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci në konferencën e së mërkurën u ka kërkuar punëtorëve të arsimit që të mos mbajnë grevë, një ditë para fillimit të vitit të ri shkollor.

Nagavci, ka thënë se greva e nisur nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës nuk po mbahet në pothuajse mbi 90 për qind të institucioneve publike, duke u bërë thirrje mësimdhënësve ta konsultojnë legjislacionin në fuqi me grevat dhe të mos bien pre e presioneve./Shqip.com