Lajme

Ministri i Bujqësisë: I shpëtuam miliona euro buxhetit të shtetit

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci në mbledhjen e kabinetit qeveritar ka deklaruar se është forcuar kontrolli i brendshëm në këtë sektor dhe se me ardhjen e tyre në pushtet janë shpëtuar miliona euro, shkruan SHQIP.

Ai deklaroi së këto para ishin paraparë të derdhen në adresa jo meritore.

“ Me qëllim të evidentimit të parregullsive kam themeluar Task Forcën e cila ka mandat riverifikimin e lëndëve para se të procedohen për pagesë. Me këtë riverifikim kemi arritur që të shpëtojmë rreth 500 mijë euro duke mos lejuar që paratë të shkojnë në adresë të pamerituar. Sa i përket dëmeve në bujqësi ato janë trajtuar dhe shifra ka rënë”, ka thënë Peci.

Ai më tej, ka deklaruar se kanë trajtuar dëmet në bujqësi dhe se komunat kishin paraqitur një vlerë prej 8 milionë euro, për të cilat kërkonin kompensim, mirëpo pasi i kishin riverifikuar, kjo shumë kishte rënë në 4.3 milionë euro./SHQIP.com