Sport Shqiptar

Ministri Çeku kërcënohet me jetë nga serbët

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrullah Çeku ka njoftuar se është kërcënuar me jetë pas ankesës ndaj shtetit të Serbisë për veprimet e fundit të kësaj kombëtare në Kampionatin Botërorë Katar 2022.

“Përgjatë dy ditëve të fundit kam pranuar qindra mesazhe fyese dhe kërcënuese nga Serbia, nga momenti që e kemi sensibilizuar opinionin botëror për veprimin shovinist të ekipit të tyre të futbollit në Botërorin Katari 2022. Fyerjet drejtuar familjes sime dhe kërcënimet me vrasje janë tregues të radhës se shovinizmi serb është rreziku më i madh ndaj paqes në rajonin tonë”, ka shkruar fillmisht Çeku.

Sipas Çekut, demokratizimi i Serbisë dhe shkëputja nga kontrolli rus janë parakushte për siguri e përparim në Ballkanin Perëndimor.

“Demokratizimi i Serbisë dhe shkëputja nga kontrolli rus janë parakushte për siguri e përparim në Ballkanin Perëndimor.Një nga mënyrat më të mira për të mbrojtur të drejtën dhe të vërtetën tonë është edhe diplomacia qytetare. Reagimet publike të shumë qytetarëve tanë i kanë dhënë fuqi ankesës së Federatës së Futbollit të Kosovës drejtuar FIFA-s. Besojmë që Serbia do të marr dënimin e merituar për veprimin skandaloz të tyre që e shndërron sportin në mjet të aspiratave pushtuese”, ka thënë Çeku.

Ekipi përfaqësues serb vendosi një flamur të Serbisë me hartën e Kosovës në të, në zhveshtore para ndeshjes së grupeve ndaj Brazilit.

/Shqip.com