Mingueza i bashkohet Celta Vigos
Publikuar:
(31.07.2022 10:26:58)

Nuk figuroi në planet e Barcelonës së Xavi Hernandez dhe tashmë ka gjetur skuadër të re.
Oscar Mingueza i është bashkuar Celta Vigos.
Qendërmbrojtësi spanjoll – ka nëshkurar marrëveshje me “Los/Os Celestes” deri në vitin 2026.
23 vjeçari ka zhvilluar gjithsej 46 ndeshje në La Liga – me Barçën.
Ai është prodhim i La Masia ku edhe i kaloi të gjitha grumposhat – deri në ekipin e parë.
Mingueza – e kishte bërë debutimin e tij me katalunasit – nën urdhërat e Ronald Koeman, por nuk arriti t’i përmbushë pritshmëritë e blaugranëve dhe mbeti në bankën rezervë.
Përveç si qendërmbrojtës – ai ka luajtur edhe si mbrojtës i krahut të djathtë.