Lajme

Minatorët e Trepçës me kushte të vështira të punës

Me fat! Ky është urimi që i përcjellë sa herë që hyjnë brenda minierës.

Minatorët e Trepçës zhvillojnë punën e tyre rreth 750 metra nën tokë. Për tëvë1, ata thonë se përballen me kushte shumë të vështira të punës.

Imer Meholli i cili e bën këtë punë tash e 7 vjet, tregon vështirësitë që i hasin gjatë kryerjes së punës, teksa thotë se nuk janë të kënaqur me pagën.

E, Rrahman Beqiri i cili punon tash e 34 vjet si minator, ka kritika edhe për Qeverinë aktuale, që sipas tij, nuk ka investuar në këtë minierë.

Se ka kushte të vështira të punës e thotë edhe drejtori i Minierës, Behgjet Vinarci i cili tregon se problem kryesor paraqesin mjetet e vjetruara.

Sa i përket investimeve në këtë minierë, ai potencon se nuk është bërë mjaftueshëm nga asnjëra qeveri.

Aktualisht në minierën e Trepçës janë mbi një mijë punëtorë, të cilët punojnë 24 orë me tri ndërrime. Kjo minierë kishte nisur punën në vitin 1930, dhe ishte llogaritur si njëri ndër motorët e ekonomisë jugosllave.

/Shqip.com