Sport Ndërkombëtar

Milwaukee siguron pozitën e parë, Lakers mposhtet nga rivali lokal

Milwaukee e ka siguruar edhe matematikisht pozitën e parë në Konferencën e Lindjes në sezonin e rregullt. Bucks janë ekipi më rekordin më të mirë në NBA këtë sezon dhe do të kenë faktorin fushë në favor në fazën play off. Së fundi, ata fituan ndaj Chicago me shifrat 105-92, ku shkëlqyen Portis e Lopez me 53 pikë së bashku.

Pas katër fitoresh ndalet ekipi i Lakers, që u mund 125-118 nga Clippers në derbin e Los Anxhelos.

LeBron James realizoi 33 pikë, por që mbetën për statistikë, ndërsa për Clippers u dalluan Powell me 27 pikë e Leonard me 25. Fitoi edhe New York, që falë 39 pikëve të Quickley, 36 të Grimes dhe 32 të Toppin, mundi 138-129 Indianan.

Fitore shprese arrin Dallas, që mundi 123-119 Sacramento, duke qenë ende në garë për fazën “play in”. Për teksanët u dalluan Irving me 31 pikë e Doncic me 29. Nuk zhgënjeu Boston, që mundi 97-93 Toronto (Brogdon 29 pikë), ndërsa New Orleans mundi 131-28 Memphis pas kohës shtesë (Jones 35 pikë).

Rezultatet:
Detroit – Brooklyn 108-123
Indiana – New York 129-138
Atlanta – Washington 134-116
Boston – Toronto 97-93
Milwaukee – Chicago 105-92
New Orleans – Memphis 128-131
Dallas – Sacramento 123-119
Clippers – Lakers 125-118

/Shqip.com