Sport Ndërkombëtar

Milwaukee përforcohet në kreun Konferencës Lindore

Milwaukee ka fituar në udhëtim te rivali tjetër për titull, Phoenix me rezultat 116-104 dhe në këtë mënyrë është përforcuar në kreun e renditjes të Konferencës së Lindjes.

Antetokounmpo me 36 pikë e 11 kërcime ishte më i miri në fushë për Bucks, ndërsa 30 pikët e Booker për Suns mbetën për statistikë.

Rikthehet te fitorja skuadra e Lakers, që mundi 123-108 New Orleans, ndeshje ku shkëlqeu Anthony Davis, autor i 35 pikëve e 17 kërcimeve. Mirë u paraqit edhe Beasley me 24 pikë, ndërkohë që vijon të mungojë LeBron James, i dëmtuar.

Humbja e katërt radhazi për Denver, skuadra më e mirë në Perëndim, që u mund 125-110 nga Toronto. Jokic realizoi 28 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Për kanadezët u dallua VanVleet me 36 pikë.

Fitoi edhe Cleveland, që falë 26 pikëve të Mobley mundi 120-104 Charlotte.

Rezultatet:
Charlotte – Cleveland 104-120
Washington – Detroit 117-97
Toronto – Denver 125-110
New Orleans – Lakers 108-123
Oklahoma – Brooklyn 121-107
San Antonio – Orlando 132-114
Phoenix – Milwaukee 104-116
Portland – New York 107-123

/Shqip.com