Sport Ndërkombëtar

Milwaukee “blindon” pozitën e parë në Lindje

Milwaukee ka shënuar fitoren e 55-të sezonale, së fundi duke mposhtur Indianan me shifrat 149-13 dhe duke u konfirmuar lidere në Konferencën e Lindjes. Giannis Antetokounmpo ishte protagonist kryesor në fushë me  “triple double”, me 38 pikë, 17 kërcime e 12 asistime. Gjithsesi, shënuesi më i mirë për Bucks ishte Holiday me 51 pikë.

Fiton edhe ekipi i Lakers, që mundi 121-110 Chicago, duke u hakmarrë për humbjen e pak ditëve më parë. Davis me 38 pikë e 10 kërcime si dhe LeBron James me 25 pikë ishin më të dalluarit për mysafirët.

Philadelphia, falë 25 pikëve të Joel Embiid, mundi 116-108 Dallas, që rrezikon të qëndrojë jashtë play off-it.

Phoenix mundi 107-100 Minnesota, ndeshje ku të gjithë titullarët e Suns realizuan mbi 10 pikë (Booker me 29 pikë më i miri). Clippers, falë 36 pikëve e 10 asistimeve të Westbrook, mundën 141-132 Memphis, ndërsa Oklahoma fitoi në sekondat e fundit 107-106 ndaj Detroit, ndeshje ku u dallua Williams me 27 pikë.

Rezultatet:
Indiana – Milwaukee 136-149
Brooklyn – Houston 123-114
New York – Miami 101-92
Philadelphia – Dallas 116-108
Chicago – Lakers 110-121
Memphis – Clippers 132-141
Oklahoma – Detroit 107-106
San Antonio – Utah Jazz 117-128
Phoenix – Minnesota 107-100
Portland – Sacramento 80-120

/Shqip.com