Sport Ndërkombëtar

Milwaukee, 15 fitore radhazi

Milwaukee ka shënuar fitoren e 15-të radhazi në kampionat, ndërsa së fundi mposhti në udhëtim Brooklyn me rezultat 118-104, duke u konfirmuar si ekipi më i mirë në Konferencën e Lindjes.

Giannis Antetokunmpo realizoi 33 pikë e 15 kërcime në rikthimin e tij në fushë, duke i bërë të pavlefshme 31 pikët e Bridges për vendasit.

Pa LeBron James skuadra e Lakers nuk arrin të fitojë, duke u mundur 121-109 nga Memphis. Anthony Davis realizoi 28 pikë e 19 kërcime, por që s’mjaftuan. Për Memphis shkëlqeu Ja Morant, autor i një “triple double”, me 39 pikë, 10 kërcime e 10 asistime. Fitoi edhe ekipi kampion i Golden State, që falë 29 pikëve të Jordan Poole mundi 123-105 Portland.

Humbja e dytë radhazi për Dallas, që u mund 124-122 nga Indiana, ndeshje e vendosur në fund nga Haliburton, autor i 32 pikëve për mysafirët. Për Dallas u dallua Luka Doncic me 39 pikë, por që mbetën për statistikë. Në krye të renditjes në Perëndim qëndron Denver, që mposhti 133-112 Houston, ndeshje ku Jamal Murray realizoi 32 pikë për Nuggets.

Rezultatet:
Atlanta – Washington 116-119
Brooklyn – Milwaukee 104-118
Memphis – Lakers 121-109
Toronto – Chicago 104-98
Houston – Denver 112-133
Oklahoma – Sacramento 117-123
Dallas – Indiana 122-124
Utah Jazz – San Antonio 94-102
Golden State – Portland 123-105
Clippers – Minnesota 101-108

/Shqip.com