Sport Ndërkombëtar

Milwauke nuk ndalet, Durant debuton me fitore

Milwaukee Bucks e ka shënuar fitoren e 16-të radhazi, ndërsa së fundit  mposhti Orlandon me rezultat 139-117. Të gjithë titullarët e Bucks realizuan mbi 10 pikë, me Giannis që bëri diferencën, autor i 31 pikëve.
Rikthehet te fitorja skuadra e Lakers, që mundi 123-117 Oklahoma në fushën e kësaj të fundit. Dennis Schroder më 26 pikë ishtë më i miri për Lakers.

Fiton edhe ekipi i Phoenix, që mposhti 105-91 Charlotte, sfida ku Kevin Durant bëri debutimin e tij me Suns. Ai realizoi 23 pikë, ndërkohë që shënuesi më i mirë për Phoenix ishte Devin Booker me 37 pikë.

Philadelphia, falë 27 pikëve të Maxey dhe 23 të Harden, mposhti 119-96 Miami, një përballje mes dy ekipesh rivale në Konferencën e Lindjes.

Edhe Boston rikthehet te fitorja në kampionat, duke mundur 117-113 Cleveland, në një ndeshje me rivalitet deri në fund. Mitchell realizoi 44 pikë për Cavaliers por që s’mjaftuan, ndërsa për Celtics u dallua Jayson Tatum me 41 pikë e 11 kërcime.

Chicago mposhti në fund Detroit me shifrat 117-115, ndeshje ku diferencën e bëri Zach LaVine, autor i 41 pikëve për Bulls.

Rezultatet:
Charlotte – Phoenix 91-105
Detroit – Chicago 115-117
Boston – Cleveland 117-113
Miami – Philadelphia 96-119
New York – Brooklyn 142-118
Houston – Memphis 99-113
Milwaukee – Orlando 139-117
Oklahoma – Lakers 117-123
Portland – New Orleans 110-121

/Shqip.com