Milot Rashica viziton futbollistët e vegjël të Kosovës së Vushtrrisë
Publikuar:
(13.02.2023 15:35:48)

Futbollistët e Shkollës së Futbollit, Kosova Vushtrri e patën sot një vizitë tejet të veçantë.
Djelmoshat vushtrrias u vizituan nga ylli i Kosovës, Milot Rashica, shkruan Shqip.com.
Rashica që vjen pikërisht nga Vushtrria, u ka uruar suksese në të ardhmen futbollistëve të rinjë vushtrrias.
Kujtojmë se Rashica e bëri hapin e madh në karrierë pikërisht nga Vushtrria.
Ai ishte transferuar në Twente nga Vushtrria në verën e vitit 2015, derisa më pas kaloi te Werder Bremeni, më pas në Norwich City.
Sot, ai aktivizohet me sukses te gjiganti turk, Galatasaray.
/Shqip.com