Lajme

Milatoviq: Mbështesim dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit

Presidenti i zgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviq. Foto: Reuters
Presidenti i zgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviq. Foto: Reuters

President i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, i ka komentuar zhvillimet e fundit në Veri të Kosovës.

Ai ka thënë se Mali i Zi është në mbështetje të dialogut Kosovë-Serbi dhe shpreson për një de-përshkallëzim të tensioneve.

“Mali i Zi mbështet dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nën patronazhin e BE-së”, ka shkruar ai në Twitter.

/Shqip.com