Lajme

Milatoviq: Mali i Zi mbështet dialogun mes Kosovës e Serbisë 

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq ka njoftuar se në gjysmën e parë të korrikut do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Beograd.

Ai kujtoi se vizita e tij e parë zyrtare pas marrjes së detyrës ishte në Bruksel, për të dërguar mesazhin se përshpejtimi i agjendës evropiane është prioriteti kryesor i politikës së jashtme të Malit të Zi.

“Pas asaj vizite, siç thashë, do të ketë një vizitë në Beograd, në gjysmën e parë të korrikut. Në këtë mënyrë do të fokusohemi edhe në atë që është prioriteti tjetër i politikës sonë të jashtme, që është normalizimi i plotë i marrëdhënieve në rajon dhe përmirësimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me të gjitha vendet e rajonit, duke përfshirë edhe Serbinë, e cila është një nga partnerët më të rëndësishëm ekonomikë të Malit të Zi në këtë kuptim”, tha Millatoviq, raporton Vijesti.

Milatoviq, kur kujtoi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka refuzuar ofertat që Mali i Zi të jetë nikoqir i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe tha se Mali i Zi është i përkushtuar për dialog.

“Ne mbështesim absolutisht dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës dhe shpresojmë për një de-përshkallëzimin e tensioneve. Qëndrimi i Malit të Zi është i qartë, ne mbështesim dialogun,” tha ai.

/Shqip.com