Sport Ndërkombëtar

Milani në krye të tabelës në Serie A

AC Milan shënon fitoren e radhës në Serie A

Ka mbaruar “drama” në “San Siro” ndërmjet Milanit dhe Veronës.

Rosonerët, ishin duke pësuar humbje 0-2, por arritën që të përmbysin rezultatin dhe të fitojnë 3-2, shkruan Shqip.com.

Golin e parë më këtë ndeshje e shënoi, Caprari pas vetëm shtatë minutave lojë, ndër rezultatin e dyfishoi Barak, nga pika e bardhë.

Për të parë golin e parë të kuqezinjëve u desh të pritej deri në minutën e 59-të, kur Olivier Giroud shënoi me kokë.

Golin e barazimit e realizoi, Franck Kessie nga pika e bardhë, kurse në minutën e 78-të, gol shënoi futbollisti i Veronës, Guenter, por në portën e gabuar dhe kështu, Milani arkëtoi pikët e plota.

Goli i shënuar nga Kessie

Pas kësaj fitore, Milani është lider në Serie A, me 22 pikë, një më shumë se Napoli që ka një ndeshje më pak të zhvilluara.

Në anën tjetër, Verona pozicionohet në vendin e 13-të në tabelë.

Një tjetër lajm i mirë për skuadërën e udhëhequr nga Pioli, është fakti që Zlatan Ibrahimovic u rikthye nga lëndimi dhe u inkuadrua në minutën e 77-të në lojë./Shqip.com