Milani e dyfishon epërsinë ndaj Romës
Publikuar:
(31.10.2021 22:03:54)

Milani e ka dyfishuar epërsinë ndaj Romës.
Rosonerët, kësaj radhe kanë shënuar me anë të Franck Kessie, shkruan Shqip.com.
Mesfushori i kuqezinjëve realizoi nga pika e bardhë, pasi paraprakisht, Ibrahimovic ishte ndalur në mënyrë të pa lejuar.
Skuadra e udhëhequr nga Pioli po e dominojnë ndeshjen që nga fillimi, ndërsa Roma nuk po mundet të këndellet asesi.
Ky rezultat, e mban Milanin në vendin e dytë, me pikë të njëjta me Napolin.
Ndërsa, në anën tjetër, Roma mbetet në vendin e katërt.
Tashmë, nga loja është larguar Ibrahimovic, ndërsa në vend të tij është inkuaduar, Olivier Giroud.
Kurse, Moruniho e ka inkuadruar në lojë El Shaarawy, kurse e ka larguar Tammy Abraham, që sonte ishte totalisht i pavërejtur në fushën e gjelbër./Shqip.com