Sport Ndërkombëtar

Milani e barazon rezultatin ndaj Interit

Qendërmbrojtësi i Milanit

Milani e ka barazuar rezultatin ndaj Interit.

Pas një krosimi të dhënë nga Tonali, ishte mbrojtësi, Tomori që shënoi me kokë, shkruan Shqip.com.

Ky gol e dëshmon edhe njëherë formën e lartë që po kalon në këtë sezonë ish-futbollisti i Chelseat.

Goli i shënuar nga Tomori


Deri më tani të dyja skuadrat po zhvillojnë futboll ofanziv dhe “pa rezerva”.

Sikur Interi, ashtu edhe Milani janë hyrë në këtë takim për të rrëmbyer pikët e plota.

Nëse rosonerët fitojnë, atëherë do e “rrëmbejnë” vendin e parë në Serie A, pasi Napoli u ndal me barazim ndaj Veronës.

Kurse, në anën tjetër, Interi dëshiron që të qëndrojë në hap me rosonerët dhe vetëm fitorja do ishte rezultat pozitiv për ta./Shqip.com