Sport Ndërkombëtar

Milan-Inter – mbyllet pjesa e parë

Milan-Inter

Ka përfunduar me rezultat 1-1 pjesa e parë e “Derby della Madonnina”.

Interi e nisi më mirë takimin dhe realizoi pas 21 minutave lojë me anë të Marcelo Brozovic.

https://twitter.com/ayskorinho_/status/1566099758174949376?s=20&t=_MJZQ7dHIjSg73uI3VkzQA

Por, ky gëzim zgjati vetëm shtatë minuta – sepse Rafael Leao e tundi rrjetën për 1-1.

https://twitter.com/iF29s/status/1566101308146434051?s=20&t=_MJZQ7dHIjSg73uI3VkzQA

Pas këtij momenti – rastet nuk munguan, por rezultati nuk ndryshoi.

Me rezultatin aktual – të dy skuadrat kanë nga dhjetë pikë, por, për shkak të golaverazhit – Interi gjendet në pozitën e tretë, kurse Milani – një vend më poshtë./Shqip.com