Sport Ndërkombëtar

Milan e duan Botmanin si partner të Tomorit në mbrojtje

Sven Botman

AC Milan është në garë tejet të ngushtë për titullin kampion këtë sezon.

Për ta mbajtur gjallë shpirtin konkurues edhe për edicionin e ardhshëm, atyre iu duhet të kenë skuadër të përforcuar.

Klubi Italian po kërkon ta forcojë repartin defanziv përmes Sven Botman, raporton Fabrizio Romano.

Sipas tij, rossonerët janë në bisedime me përfaqësues të tij tash e sa muaj.

Ndërsa drejtuesit e klubit presin që një marrëveshje me Lillen të arrihet së shpejti.

Sven Botman dhe Theo Hernandez i Milan

Sven është pjesë e klubit francez që nga vera e vitit 2020 duke ardhur nga Ajax U21 për tetë milion euro.

Qendërmbrojtësi ka kontratë deri në qershor të 2025-tës, dhe vlera ektuale e tij në treg qëndron kap 30 milionëshin, sipas “transfermarkt”.

Këtë sezon në “Ligue 1” ai ka 21 paraqitje u ka shënuar tre gola dhe dhuruar një assist për ampionin në fuqi të Francës. /Shqip.com