Milaim Zeka: Fitore Pacolli në protestë kundër Liburn Aliut

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës përmes një postimi në rrjetin social ka thënë se sot Fitore Pacollit ka protestuar kundër Liburn Aliut.
‘’E para është deputete e VV-se, i dyti ministër, nga e njëjta parti. Fitoreja ka shkuar me protestu kundër zhvillimit ekonomik te vendit te saj.’’ ka shkruar Zeka.
Sipas Zekës gjiganti botëror, Thysengrup, me bazë në Gjermani, Zotit shyqyr po dëshiron me hy në Kosovë, me ndërtu një fabrike te çimentore, me i punësu nja 500 veta, edhe mu bërë pike referimi për investitorët e tjerë botëror, të cilët duan me ardhë me investu në Kosovë.
Zeka ka thënë se Fitorja si e gjithëdijshme po kërcen si zorra në prushë.
‘’Po kjo e gjithë ditura, Fitore Pacolli, qe rrotullohet neper çdo ngjarje e kërcen si zorra ne prushe, na paska shku me mbrojte ambientin’’ ka thënë Zeka.

Shikoni sa hipokrit janë këta VV-ja? E para deputete, i dyti ministër!!!/Shqip.com