Sport Shqiptar

Migjen Basha drejt transferimit te klubi nga Kategoria Superiore e Shqipërisë

Migjen Basha

Migjen Basha tash e sa kohë mbetet dëshira e madhe e Partizanit, shkruan Shqip.com.

Mesfushori shqiptar që ka një eksperiencë të madhe në Serie A, ka kohë që ka nisur bisedimet me skuadrën shqiptare.

Prej kohësh Basha është i lidhur me një kalim në Kategorinë Superiore, derisa ka pasur bisedime edhe me klube nga Kosova.

33 ndeshjet me Kombëtaren e Shqipërisë dhe eksperienca e madhe me klube, kanë bërë që mosha e tij të mos jetë pengesë për Partizanin.

Largimet e shumta këtë mërkato nga skuadra shqiptare, kanë sjellë nevojën e transferimit të një lojtari me peshë dhe përvojë siç është Migjen Basha.

Mesfushori 34-vjeçar, aktualisht është pjesë e skuadrës Neuchatel Xamax në Ligën e Zvicrës, por ende nuk regjistron asnjë paraqitje me ta./Shqip.com