Lajme

Miftaraj: Kosova është më keq në renditje prej kohës kur ka ardh VV në pushtet

Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj.

Kosova ka shënuar progres në përmisimin e sundimit të ligjit. Kosova është radhitur si shteti i dytë në botë për përmirësim në fushën e sundimit të ligjit për vitin 2022.

Në Indeksin vjetor të Sundimit të Ligjit “World Justice Project” të publikuar të mërkurën, Kosova radhitet pas Hondurasit sa i përket përmirësimeve në këtë aspekt.

Mirëpo me këtë nuk po pajtohet Ehat Miftaraj nga IKD-ja. Sipas Miftaraj, Kosova është me keq ne renditje prej kohës kur ka ardh VV ne pushtet.

“Renditja e Kosovës sipas World Justice Project (WJP) Rule of Law Index ne tre vitet e fundit: Në vitin 2020, Kosova ishte në vendin e 54. Në vitin 2021, Kosova ishte në vendin e 60.Në vitin 2022, Kosova është në vendin e 57.Me fjale tjera, Kosova është më keq në renditje prej kohës kur ka ardh VV në pushtet. Dhe nuk ka hapësire as për vetëkënaqësi e as për mburrje” ka shkruar Miftaraj.

Lexo edhe:
Kosova e dyta në botë për përmirësim në sundim të ligjit

Lidhur më këtë ka ardhur edhe reagimi nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti është shprehur se reformat në drejtësi po funksionojnë.

“Kete vit,@TheËJP e ka renditur sërish Republikën e Kosovës #1 në Ballkanin Perëndimor për sundimin e ligjit. Ajo gjithashtu e ka renditur Kosovën #2 në mbarë botën për përmirësimin më të madh në sundimin e ligjit gjatë vitit të kaluar. Konfirmim i pavarur se reformat tona po funksionojnë dhe po funksionojnë me shpejtësi” ka shkruar Kurti në Twitter

Në anën tjetër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë renditur si shteti i pestë që ka shënuar më së shumti përmirësime.

Ndërsa sipas Indeksit vendet që qëndrojnë më së keqi sa i përket përmirësimeve janë: Sudani, Birmania, Haiti, Afganistani dhe Nikaragua.

/Shqip.com