Lajme

Kosova e dyta në botë për përmirësim në sundim të ligjit

Kosova ka shënuar progres në përmisimin e sundimit të ligjit. Kosova është radhitur si shteti i dytë në botë për përmirësim në fushën e sundimit të ligjit për vitin 2022.

Në Indeksin vjetor të Sundimit të Ligjit “World Justice Project” të publikuar të mërkurën, Kosova radhitet pas Hondurasit sa i përket përmirësimeve në këtë aspekt.

Në anën tjetër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë renditur si shteti i pestë që ka shënuar më së shumti përmirësime.

Lidhur më këtë, ka ardhur edhe reagimi nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Përmes një postimi në rrjetin social, Haxhiu është shprehur se ky është një hap i jashtëzakonshëm.

“Ky është një hap i jashtëzakonshëm që i njeh përpjekjet tona për realizimin e reformës në drejtësi. Natyrisht që njoftime të tilla na konfirmojnë se synimi është i drejtë dhe jemi në rrugën e duhur në këtë drejtim” ka shkruar Haxhiu.

Ndërsa sipas Indeksit vendet që qëndrojnë më së keqi sa i përket përmirësimeve janë: Sudani, Birmania, Haiti, Afganistani dhe Nikaragua.

/Shqip.com