Teknologji

Microsoft largon shërbimin Cortana për Windows

Microsoft u bë kryefjalë e teknologjisë këtë vit me mjetin ‘Bing Chat AI’ dhe disa shërbime të tjera të fuqizuara nga Inteligjenca Artificiale.

Por, asistenti inteligjent origjinal i kompanisë, Cortana, ka mbetur disi në Windows dhe disa shërbime të tjera.

Tani, Microsoft ka njoftuar (h/t: Windows Central) se po shkatërron Cortana-n në Windows në favor të veglave të reja të inteligjencës artificiale.

“Ne po bëjmë disa ndryshime në Windows që do të ndikojnë tek përdoruesit e aplikacionit Cortana. Duke filluar nga fundi i vitit 2023, ne nuk do të mbështesim më Cortana në Windows si një aplikacion i pavarur. Microsoft po i drejton përdoruesit e prekur të provojnë Bing dhe Bing Chat me AI, aksesin me zë në Windows 11, Microsoft 365 Copilot dhe Windows Copilot”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Ky lajm megjithatë vjen disa vjet pasi Microsoft mbylli aplikacionet celulare Cortana në Android dhe iOS.

Pra, nuk është një surprizë të shohësh Cortana duke u mbyllur në Windows.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që Cortana do të zhduket plotësisht.

Microsoft thotë se Cortana do të jetë ende e disponueshme në aplikacionet celulare Outlook dhe Teams, si dhe në ekranet dhe dhomat e Teams.

/Shqip.com