Lajme Ballkan

Mickoski: Negociatat për anëtarësim në BE nuk kanë filluar, ishte vetëm një fotosesion

Hristijan Mickosk, kryetar i VMRO-DPMNE-së

Kreu i partisë më të madhe opozitare, VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski deklaroi sot se zhvillimet e djeshme në Bruksel sa i përket hapjes së negociatave ishin vetëm një foto-sesion i Kovaçevskit dhe njerëzve përreth tij.

Sipas Mickoskit negociatat as nuk kanë filluar e as do të fillojnë pa mos u kryer ndryshimet kushtetuese.

“Me forcë na u ndryshua flamuri, me forcë na u imponua referenca e përkohshme për emrin, fituam rastin në Hagë dhe ai vendim me forcë u anulua, nën arsyetimin se bëhet fjalë për të drejtë ndërkombëtare. Me forcë na u ndërrua kushtetuta, me forcë na u ndërrua emri kushtetues… dhe në rast se këto janë vlerë evropiane, jo faleminderit. Populli maqedonas ka dhënë shumë për këto vlera evropiane…Kjo s’ka të bëjë me skriningun, as që ka negociata dhe as që do të fillojnë negociatat.

Flamuri i Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian

Për të filluar negociatat duhet fillimisht të kryhen ndryshimet kushtetuese. Kjo mbrëmë ishte vetëm një foto sesion, ndërkohë që edhe u ëmbëlsuan pak, sepse pash që atje kishte dhe tortë. Shqipëria do t’i filloj negociatat, ne do të presim para dyerve të BE-së”, tha Mickoski, shkruan Alsat M.

Lexo edhe:
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nisin zyrtarisht negociatat me BE-në

Theksojmë se 19 korriku është një ditë historike për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që shënon nisjen e bisedimeve zyrtare në tryezë me Bashkimin Evropian./Shqip.com