Lajme

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nisin zyrtarisht negociatat me BE-në

Janë hapur zyrtarisht negociatat mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimit Evropian.

Ministri i Jashtëm i Çekisë, Jan Lipavsky njoftoi zyrtarisht para delegacionit shqiptar dhe atij maqedonas, u bë hapja e negociatave në BE.

“Momenti nisi tash”, tha ai.

19 korriku është një ditë historike për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që shënon nisjen e bisedimeve zyrtare në tryezë me Bashkimin Evropian.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka falënderuar popullin shqiptar për durimin e treguar drejt rrugës së gjatë të integrimit në Bashkimin Evropian.

Rama këtë e tha gjatë konferencës në Bruksel ku kishte shkuar për negociata për anëtarësimi e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Faleminderit mbarë popullit shqiptar i cili kurrë nuk u dorëzua dhe kurrë nuk rreshti së ëndërruari ndjekjen e rrugës evropiane”, tha ai.

Rama u shpreh se sfidat për të ardhur deri në këtë pikë veçse i kanë forcuar ata.

“Pas tre vitesh kaq të ndërlikuara, ku refuzimet nga BE, lufta, pandemia krijuan një situatë të vështirë, por na forcuan. Ne e dimë që ky nuk është fillimi i fundit, por është fundi i fillimit. Është mirë kështu si është dhe ne thjesht na duhet të ngremë dhe të ndërtojmë një Shqipëri evropiane dhe të fortë dhe një Ballkan të Hapur Perëndimor”, tha Rama.

Po ashtu, Rama ka falënderuar të gjitha vendet që mbështetën Shqipërinë drejt rrugës së saj në BE dhe veçanërisht ish-kancelaren gjermane, Angela Merkel, e cila feston sot ditëlindjen.

/Shqip.com