Sport Ndërkombëtar

Mick, djali i legjendës Michael Schumacher, do të përjashtohet nga Formula 1?

Pas një sezoni të dobët, Mick Schumacher, djali i legjendës së Formula 1, Michael Schumacher do të largohet nga gara më e madhe e automobilave.

Pilotit gjerman nuk do t’i vazhdohet kontrata te Haas. Nico Hulkenberg do të jetë zëvendësues i tij tek skuderia amerikane.

Schumacher ishte i informuar në Brazil për daljen e tij nga Formula 1 si pilot i rregullt.

Marrëveshja do të shpallet të mërkurën.

Mick Schumacher nga ana tjetër do të drejtojë garën e tij të fundit për momentin ashtu si Sebastian Vettel, në Abu Dhabi fundjavën e ardhshme.

Ndryshe, ditën e djeshme është raportuar se Mick nga edicioni i ardhshëm mund ti bashkohet Mercedesit.

/Shqip.com