Art Jetese

Metodat natyrale për zhdukjen e dhimbjes së kokës

Dhimbja e kokes

Dhimbja e kokës është një nga problemet më të shpeshta tek njerëzit që shkaktohet nga arsye të ndryshme, lodhja, pagjumësia, ushqyerja jo e shëndetshme, stresi etj.

Menjëherë pas kësaj na vjen në mendje përdorimi i barnave, por sipas ekspertëve të shëndetit është një hap i gabuar. Ata rekomandojnë që të provojnë fillimisht mënyrat natyrale të cilat me siguri do të rezultojnë efektive.

Këto janë disa nga ilaçet më të mira natyrore kundër dhimbjes së kokës.

Çaj me limon

Limoni ka veti të shkëlqyera shëruese. Detoksifikon, pastron, është antioksidant shumë i mirë dhe ka  veti antikancerogjene.

Përbërësit: 4 gota ujë (1 litër), lëkurat e 2 limonave, lëngun e 2 limonave dhe mjaltë (për shije). Ngroheni ujin me lëkurën e dy limonave dhe e lini të ziejë për 15 minuta. Më pas hiqeni nga zjarri, shtoni lëngun e dy limonëve dhe ëmbëlsojeni me mjaltë. Mund të pihet i ftohtë ose i nxehtë.

Akull

Akulli është një ndihmë e madhe kundër dhimbjes së kokës. Vendosni disa kuba akulli në një qese më pas mbulojeni me një leckë dhe vendoseni në pikën ku është përqendruar dhimbja. Aplikojeni në intervale 2-minutëshe, me 30 sekonda pushim, në një total prej 20 minutash.

Çaj kamomili

Kamomili është një tjetër bimë me veti të shumta mjekësore. Për përgatitjen e çajit rekomandohet të përdorni lulet dhe gjithmonë të kontrolloni që ato të jenë të freskëta.

Përbërësit: 1 gotë ujë, 1 lugë gjelle lule kamomil. Pasi uji të ketë marrë valë, shtoni lulet e kamomilit dhe mbulojeni për 10 minuta.

Vaj esencial livande

Vajrat esencialë kanë efekte të mrekullueshme në trup. Për dhimbje koke, vaji i livandës është ideal.

Përbërësit: 4 pika vaj esencial livande,1 lugë gjelle vaj ulliri, gjysmë luge gjelle vaj argani dhe gjysmë luge vaj bajame. Shtoni katër pika vaj livande në një lugë gjelle vaj ulliri dhe ta kombinoni atë me vajin e bajames dhe arganit. Me këtë përzierje mund të bëni një masazh në bazën e kafkës, në zonën e tëmtheve dhe pas veshëve. Është po aq e këshillueshme që të aplikoni pak nga ky vaj në jastëk ose rroba, pasi aroma e tij është shëruese.

Siç e përmendëm edhe më sipër shumica e dhimbjeve të kokës ndodhin për shkak të stresit të tepërt. Rrjedhimisht, është e rëndësishme që të futen në dietë të ashtuquajturat “ushqime kundër stresit”. Disa prej tyre janë tërshëra dhe produkte që përmbajnë Omega 3. Gjithashtu rekomandohen shumë edhe frutat e thata.

/Shqip.com