Messi nuk mund t’i ndalë lotët para konferencës për shtyp
Publikuar:
(08.08.2021 12:26:12)

Legjenda e futbollit Lionel Messi ka shpërthyer në lot në nismë të konferencë për media, në Camp Nou, ku do ta sqarojë situatën e tij.
Kjo Konference vjen pasi që dy ditë më pare Messi njoftoi për largimin e tij nga Barcelona.
“Është shumë e vështirë për mua pas aq shumë vitesh qëndrimi në Barcelonë”, ka thënë Messi.
Messit i janë dashur disa minuta të qetësohet për të filluar konferencën e tij të paraparë.
Lionel Messi in tears as he bids farewell to Barcelona… 🔴🔵 pic.twitter.com/8NqhBmEeID
— Sky Sports News (@SkySportsNews) August 8, 2021
Ylli argjentinas pritet që së shpejti t’i bashkohet Paris Saint-Germain, duke u bërë edhe lojtari më i paguar në histori të futbollit./SHQIP.com