Sport Ndërkombëtar

Të dielen Messi mbanë konferencë për media direkt nga “Camp Nou”

Lionel Messi

Lionel Messi të dielen do të mbajë konferencë për media në hapsirat e stadiumit të Barcelonës, “Camp Nou”, shkruan Shqip.com.

Tashmë është edhe e ditur se Messi do të largohet nga Barça për shkak të krizës financiare që ka kapluar klubin katalanas.

Edhe pse dëshira e tij ishte të vazhdonte të ishte pjesë e blaugranëve, një gjë e tillë nuk ishte e lejuar pikërishtë për shkak të rregullave të LaLigës.

Sipas raportimeve të Fabrizio Romanos, Messi do të mbajë konferecë për media direkt nga “Camp Nou”.

Nga kjo konferencë, 34-vjeçari do të tregoi të gjitha për atë çfarë ndodhi dhe për t’u përshëndetur me klubin dhe fansat.

Ylli argjentinas pritet që së shpejti t’i bashkohet Paris Saint-Germain, duke u bërë edhe lojtari më i paguar në histori të futbollit./Shqip.com