Sport Ndërkombëtar

Messi ende pa gol në Ligue 1

Leo Messi

Leo Messi nuk e ka nisur mbarë “aventurën” e tij në Ligue 1.

Sulmuesi argjentinas, nuk e ka gjetur ende rrugën deri te goli në kampionatin francez, shkruan Shqip.com.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, ka zhvilluar katër paraqitje në futbollin elitar në Francë, ndërsa ka zero gola dhe zero asistime.

Lionel Messi's 'strict' shirt swap rules as he appears to reject Reims ace  on PSG debut - Mirror Online
Leo Messi

Sa i përket PSG-së, ata janë liderë me 28 pikë, shtatë më shumë se Lens – që gjendet në vendin e dytë.

Por, e kundërta këtij versioni të Messit në Francë, është ai në Ligën e Kampionëve. Numri 30-të, ka shënuar tre gola në tre paraqitje, duke qenë vendimtar në këtë kompeticion, për skuadrën e udhëhequr nga Mauricio Pochettino.

Për situatën nëpër të cilën po kalon Leo, ka folur ditë më parë edhe legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, i cili i’a ka “lënë fajet”, Pochetinos, për mënyren se si po e përdorë Messin.

“Messi është i izoluar, ai është më pak në top. Nuk do të thosha se është i “trishtuar”, por është i izoluar. Unë e preferoj atë në mes. Kam probleme me Leon në të djathtë. Në mes, ai mund të vendosë tempin. Duhet gjetur diçka në mënyrë që Mbappe, Neymar dhe Messi të luajnë së bashku.

Për momentin, është skuadra e Kylian. Kylian është ai që po e bën atë të shkëlqejë më së shumti. Topi shkon më shumë drejt tij”, tha Henry ndër të tjera për “RMC Sport”.

Henry: "Questioning Messi's desire to play is ridiculous, I was walking too"
Messi dhe Henry, sa ishin pjesë e Barcelonës

Ai po ashu shtoi se skuadra duhet të ketë vetëm një “dirigjent”, ndërsa për momentin në PSG ka shumë të tillë.

Leo, aktualisht është 34 vjeçar, ndërsa te parisienët u transferua në afatin kalimtar të verës, si tranfer i lirë.

Me PSG-në, ai po synon të fitojë Ligën e Kampionëve, trofe të cilin nuk e ka ngritur që gjashtë vite./Shqip.com