Messi dhe Benzema thyejnë një rekord në Ligën e Kampionëve

Golat e shënuar nga Leo Messi dhe Karim Benzema të martën në Ligën e Kampionëve, i kanë siguruar atyre edhe një vend në “librin e rekordeve”.
Ata janë bërë futbollistët e vetëm në histori të futbollit që kanë shënuar gol në 17 sezona rresht në Ligën e Kampionëve, shkruan Shqip.com.
Për Benzeman ky gol ishte edhe më i veçantë pasi ai e kaloi Raul Gonzales me gola të përgjthshëm (72) në këtë kompeticion, duke u bërë golashënuesi i katërt më i mirë.
Por, përkundër “shkëlqimit” të sulmuesit francez, “madrilienët” nuk arritën të shpëtojnë nga humbja turpëruese prej FC Sherif.
Në vendin e parë me më së shumti gola të shënuar në kompeticionin më madh në Evropë është Cristoano Ronaldo me 135, Leo Messi ka 121, kurse Robert Lewandowski është i treti me 75./Shqip.com