Sport Shqiptar

Mësohet sa është paga e Asllanit tek Interi

LUGANO, SWITZERLAND - JULY 12: Kristjan Asllani of FC Internazionale looks o during Pre-season Friendly between FC Lugano v FC Internazionale at Cornaredo Stadium on July 12, 2022 in Lugano, Switzerland. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Në Itali janë publikuar pagesat e klubeve të Serie A që shkojnë për lojtarët gjatë një sezoni. Një listë ka qarkulluar edhe për ekipin e Interit, për mënyrën sesi e ndan pagesën me lojtarët. Te zikaltërit gjendet edhe mesfushori i Shqipërisë, Kristjan Asllani.

Ky i fundit është lojtari më pak i paguar nga të gjithë të tjerët duke hequr portierin Cordaz. Asllani fiton 800 mijë euro në sezon me pagën neto,  ndërsa me atë bruto 1.5 milionë euro. Më pak se Asllani është vetëm portieri Cordaz me 250 mijë euro në sezon, ndërsa paga më e lartë shkon për Brozovic dhe Lukakun.

/Shqip.com