Mësohet kundërshtari i Bad News Eagles në “Legend Stage” – luhet të shtunën
Publikuar:
(12.05.2022 21:08:12)

Bad News Eagles kanë shkruar historinë në CS:GO në mbarë shqiptarinë.
Ata arritën kualifikimin në Legend Stage, duke mposhtur ekipin nga Brazili – MIBR.
Ekipi shqiptar tani do të përballet me danezët e Copenhagen Flames.
— PGL (@pglesports) May 12, 2022
Dueli do të luhet të shtunën me fillim nga ora 12:00, në Antwep të Belgjikës.
Kjo do të jetë një sfidë mjaft e vështirë për BNE-në, pasi djemtë nga Kopenhaga renditen të 14-it në ranglistën botërore.

Sidoqoftë, shpirti luftarak dhe motivi nuk do të mungojnë.

Përndryshe, pas kalimit të Legend Stage, të kualifikuarit do të shkojnë në Champions Stage. /Shqip.com