Lajme

Mësohet identiteti i policit të plagosur në Zveçan

Si pasojë e sulmit ndaj njësitit policor në zonën e Zveçanit gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, ka mbetur i plagosur një zyrtar policor.

Burime të Shqip.com brenda policisë, kanë bërë të ditur se polici i plagosur me inicialet E.N, i moshës 40 vjeç, është nga qyteti i Ferizajt.

Tutje, bëhet e ditur se polici i plagosur është pjesë e NJRSH-së (Njësia për Reagim të Shpejtë).

Lexo edhe:
Nga Spitali i Mitrovicës, tregojnë për gjendjen e policit të plagosur në Zveçan

Një ditë më parë, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, gjatë ditës së djeshme kishte deklaruar se në veri është dërguar vetëm policia e rendit, e jo ndonjë njësi tjetër policore.

/Shqip.com