Lajme

Nga Spitali i Mitrovicës, tregojnë për gjendjen e policit të plagosur në Zveçan

Ilustrm

Si pasojë e sulmit me armë të gjata mbi njësitet policore në fshatin Serbovc, të Zveçanit, ka mbetur i plagosur një pjesëtar i policisë. Kështu u tha, në njoftimin e Policisë së Kosovës në mesnatën e djeshme.

Zëdhënsja e Spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa Hakaj, për Shqip.com, ka thënë se polici i plagosur është shtrirë për trajtim në këtë spital, ku më pas është transferuar për në QKUK.

“Polici i plagosur është trajtuar në Spitalin e Mitrovicës. Në repartin kirurgji-ortopedi dhe ka qëndruar këtu deri në ora 08:20, pastaj është bërë transferi për QKUK”, tha zëdhënsja e Spitalit, Nita Mustafa Hakaj.

Sipas saj, gjendja e policit të plagosur është e mirë, por se për trajtim të mëtutjeshëm është transferuar për në QKUK

Kujtojmë, se në njoftimin e Policisë së Kosovës, u bë e ditur se dje gjatë orës 23:00, Njësitet policore gjatë patrullimeve të rregullta janë sulmuar me armë zjarri, nga një mjet i tipit audi, ngjjyrë hiri, me targa KM.

Në dy ditët e fundit situata në pjesën veriore të Kosovës ka qenë e tensionuar për shkak të kundërshtimit të mbajtjes së zgjedhjeve komunale në katër komunat me banorë serbë.

/Shqip.com