Sport Ndërkombëtar

Mësohet data e takimit Skoci – Ukrainë për një vend në Katar

Tashmë zyrtarisht ndeshja Skoci – Ukrainë do të zhvillohet më 1 qershor.

Të dyja kombëtaret synojnë fitoren për një vend në Katari 2022.

Por, së pari njëra nga skuadrat duhet të kalojë mbi Uellsin që i pret pas katër ditësh (5 qershor) nga ballafaqimi.

Ndeshja gjysmëfinale e play-ofit në Hampden do të luhej më 24 mars, por Ukraina i kërkoi FIFA-së të shtynte ndeshjen pas pushtimit të vendit nga Rusia.

Uellsi mundi Austrinë për të kaluar në finale, e cila zhvillohet në Cardiff.

Skocia, Ukraina ose Uellsi do të përballen me Anglinë, Iranin dhe SHBA-në në fazën e grupeve të Botërorin e Katarit më vonë këtë vit.

Turneu zhvillohet nga 21 nëntor deri më 18 dhjetor. /Shqip.com