Rozë

“Diçka e çmendur po vjen” nga Loredana dhe Don Xhoni

Don Xhoni dhe Loredana

Bashkëpunimet nga këngëtarët janë trendi i kësaj verë, por një gjë e tillë do të vazhdojë edhe pas përfundimit të sezonës.

Don Xhoni dhe Loredana Zefi siç duket do t’i bashkojnë forcat që të sjellin projektin e tyre të radhës.

Reperi ndau në storien e tij një postim të reperes e cila shihet duke dëgjuar një nga këngët e tij ku ka shkruar se diçka po vjen.

“Diçka e çmendur po vjen”, shkruan ai në mbishkrimin e postimit.

Aludimet janë rritur edhe më shumë pasi që reperi është duke postuar fotografi nga Gjermania.

Ndryshe, Loredana dhe Don Xhoni kanë një raport shumë të mirë me njëri-tjetrin dhe një bashkëpunim do ishte më se i mirëpritur.

Projekti i fundit i Don Xhonit është “Deri kur mo”, ndërsa ai i Loredanës është bashkëpunimi me Mozzik i  titulluar “ Mit Mir”.

Loredana po ashtu ka paralajmëruar së shumë shpejt do të lansojë albumin e saj më Mozzik./SHQIP.com