Mesfushori i Bournemouthit shërhohet nga kanceri

Një lajm pozitv ka trokitur sot – në derën e futbollit.
Mesfushori i Bournemouthit, David Brooks është shëruar nga kanceri.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë futbollisti në fjalë, përmes një letre publike.
“Janë bërë disa muaj që nuk ju kam njoftuar për gjendjen time dhe në këtë kohë, unë fatmirësisht kam përfunduar trajtimet ndaj kancerit. Do të doja të falënderoja të gjithë stafin mjekësor për punën e madhe – dhe përkrahjen gjatë këtij procesi”.

Ai, po ashtu shtoi se “javën e kaluar ishte te specialisti, për të shikuar rezultatet e testit final. Jam tejet i gëzuar të thëm që trajtimi im ka qenë i susesshëm dhe mund të thëm që jam i shëruar nga kanceri”.
Brookos, po ashtu falënderoi të gjithë fansat, familjarat dhe miqtë për ndihëm e ofruar, teksa potencoi “jam shumë i entuziasmuar që të filloj të bëj ushtrime në fitnes dhe ta vazhdoj karrierën time në futboll”.

David – në të kaluarën ka qenë pjesë e Sheffield United, teksa u bashkua me Bournemouthin – në vitin 2018.
Vlera e tij në tregun e transferimeve llogaritet të jetë 16 milionë euro – sipas “Transfermarket”./Shqip.com