Mesfushori bullgar i nënshtrohet operacionit, pas aksidentit me autobus

Mesfushori bullgar, Todor Nedelev, është operuar pas një aksidenti në Gjeorgji me ekipin e tij kombëtar, thotë Federata Bullgare e Futbollit.
Nedelev ishte i vetmi person i plagosur, kur dy autobusët e ekipit bullgar bënë aksident të rëndë teksa po udhëtonin për në hotelin e tyre pasi mbërritën në Tbilisi, shkruan CNN.

Bullgaria do të luajë kundër Gjeorgjisë në një ndeshje të Ligës së Kombeve të dielën.
Nedelev ka pësuar një traumë kraniocerebrale” dhe operacioni i tij “ishte i suksesshëm”.
Ndërkohë agjencia gjeorgjiane e lajmeve Interpressnews ka deklaruarse se ka nisur hetimi për aksidentin.
BFS e përshkroi incidentin si një “aksident të rëndë rrugor” dhe tha se Nedelev “do të mbetet nën mbikëqyrjen e ekipeve mjekësore lokale”, si dhe mjekut të ekipit të tyre./Shqip.com