Rozë

Mes Tiranës dhe Prishtinës, ku do të jetojnë DJ PM dhe Sara?

DJ PM dhe Sarah

Çifti i njohur, DJ PM dhe Sara, tashmë janë duke shijuar lidhjen jashtë shtëpisë së BBV.

Dyshja janë parë duke publikuar edhe imazhe së bashku, derisa po vazhdojnë ende njohjen.

E ftuar në ‘Fan Club’, ish- banorja është pyetur se ku do të jetojë së bashku me të dashurin e saj, në Kosovë apo Shqipëri.

Një pyetje të tillë ajo ka refuzuar t’i përgjigjet, pasi është ende herët të vendoset, teksa thekson se nuk e di se si do të shkojë marrëdhënia e tyre.

DJ PM në anën tjetër javë më parë kishte shprehur dëshirën që të jetojnë në Prishtinë./SHQIP.com