Sport Ndërkombëtar

Mes shiut e breshrit, Gjermania kualifikohet për në çerekfinale

Gjermania është bërë kombëtarja e dytë, pas Zvicrës, që është kualifikuar në çerekfinale të Euro 2024.

Kjo pasi Gjermania triumfoi ndaj Danimarkës me rezultat prej 2-0.

Pjesa e parë u mbyll pa gola të rregullt, teksa në minutën e 4-të të takimit Gjermania shënoi, por që goli u anulua për faull.

Ndërsa, në minutën e 36-të të takimit, ndeshja u ndërpre për shkak të shiut të madh dhe breshrit.

Kurse, në minutën e 48-të, ishte Danimarka ajo që shënoi, por goli i Andersen u anulua për offside, ndërkaq pesë minuta më vonë, Gjermania shënoi gol të rregullt nga pika e bardhë me anë të Havertz.

Rezultati u dyfishua në minutën e 68-të, ku Musiala shënoi për 2-0, teksa danezët nuk arritën të bënin më shumë.

/Shqip.com