Sport Shqiptar "Humbje e ëmbël"

Merr fund rrugëtimi historik i Bad News Eagles

Bad News Eagles

Rrrugëtimi ishte i gjatë, por ka përfunduar.

Bad News Eagles kanë pësuar humbje nga ekipi brazilian Imperial Esportos.

Kjo humbje ishte e treta radhazi për skuadrën nga Kosova dhe kjo do të thotë që janë eleminuar nga “Legends Stage”.

Momente nga takimi

Takimi ishte tejet interesant, por brazilianët triumfuan me rezultat 2-0 në “mapa”.

Dy skuadrat ishin takuar edhe më herët, teksa fitues kishin dalë Bad News Eagles.

Përkundër humbjes – kjo aventurë e BNE mbetet historike – pasi e thyen një akull të madh.

Ky turne – mund të jetë një pikë nisëse e shumë sukseseve në të ardhmen./Shqip.com