Sport Shqiptar

Merr fund karriera e bujshme e mesfushorit shqiptar

Mesfushori shqiptar, Blerim Xhemaili, ka vendosur t’i japë fund karrierës si futbollit. 37-vjeçari do të largohet nga futbolli i luajtur në fund të këtij edicioni, teksa lajmi është konfirmuar nga mediat në Zvicër ditën e sotme. Xhemaili, futbollisti më prejardhje nga Tetova, është pjesë e Zyrihut në elitën e futbollit zvicerian. Në edicionin e kaluar fitoi titullin e kampionit të Zvicrës ndërsa ka pasur karrierë të pasur e shumë të suksesshme.

Ai është rritur në Zvicër e më pas ka luajtur te Boltoni, Torino, Parma, Napoli, Galatasaray, Genoa, Bologna, Montreal Impact, Shenzheni në Kinë. Prej vitit 2020 është te Zyrihu, klub ku edhe kishte nisur karrierën si profesionist. Xhemaili prej vitit 2006 e deri në vitin 2020 ka luajtur për Zvicrën. Në 69 ndeshje ka realizuar dhjetë gola.

Xhemaili ka fituar trofe edhe në Itali dhe në Turqi. Në Itali ka fituar dy kupa me Napolin, ndërsa me Galatasarayn në Turqi ka fituar titullin e kampionit dhe Kupën. Xhemaili ka luajtur në nivelin profesional për më shumë se 20 vjet.

/Shqip.com