Rozë

Meridiani përplaset me ish- fituesin BB: Sa dreka të ka dhënë Romeo

Meridiani

Meridiani pas eliminimit nga Big Brother Vip ka qenë i ftuar në emisionin ‘Fan Club’.

Aty ka qenë i ftuar edhe ish-fituesi i BB, Arbër Zeka, me të cilin pati disa përplasje.

Arbëri shihej që mbështeste Donaldin, teksa Meridiani e akuzoi se po ndikohet nga vëllai i aktorit, Romeo.

Pjesë nga debati:

Arbri: Po më le të flas thotë Donaldi!

Meridian: Ngaqë ke ndenjtur shumë me Romeon këto kohët e fundit dhe ke filluar të kopjosh. Drekat i ha ti jo unë o Arbër, fotot i bën ti jo unë!

Arbri: Unë nuk ndikohem prej personazheve publikë! Po don ta nxjerri ndryshe por nuk është ndryshe! Kam besuar që do kishe një komunikim më të mirë, me hap tema më serioze, u eliminove!

Përndryshe, Meridiani po ashtu në një postim në Instagram ka thënë se do të vë në pah të vërtetën e çdo pakorrektësie që i është bërë./SHQIP.com