Lajme

Mercenari famëkeq i rusëve vritet në fushëbetejë

Kapiteni famëkeq i ushtrisë ruse dhe mercenari Igor Mangushev ka vdekur në spital, disa ditë pasi u qëllua në kokë nga një distancë e afërt në Ukrainën e pushtuar, sipas raportimeve të fundit.

Ai ka komanduar një njësi anti-dron në Luhanskun e pushtuar, por gjithashtu kishte qenë një nga themeluesit e një grupi mercenar që luftonte forcat ukrainase në vitin 2014. Mangushev mbahet mend si një nga mercenraët më gjakatarë të forcave ruse, pasi verën e kaluar është fotografuar duke mbajtur në dorë kafkën e një njeriu tjetër, raportojnë mediat e huaja.

Në një video të postuar në mediat sociale në gusht, Mangushev u filmua duke thënë se kafka i përkiste një luftëtari ukrainas të vrarë duke mbrojtur zonëne Azovstal në portin jugor të Mariupolit.

Një nacionalist ekstrem, Mangushev tha se Rusia nuk ishte në luftë me njerëzit, por me një ide të Ukrainës si një “shtet anti-rus” dhe nuk kishte rëndësi se sa ukrainas vdesin në konflikt.

Raportet ruse thanë se ai ishte qëlluar nga një distancë e afërt me një plumb 9 mm të shkrepur drejt kokës së tij në një kënd prej 45 gradë. Autoritetet ruse po hetojnë vrasjen dhe deri më tani nuk kanë thënë asgjë për rrethanat.

/Shqip.com